Bazat E BIBLËS
Kapitulli 8: Natyra e Jezusit
Parathënie | Ndryshimet ndërmjet Zotit dhe Jezusit | Natyra e Jezusit | Natyra njerëzore e Jezusit | Marrëdhënia e Zotit me Jezusin | Pyetje

Digresion 27: “Qenia ne Formen e Perendise”


“Jezusi...meqenese kishte formen e Perendise, nuk e mendonte roberi qenien i barabarte me Perendine; nuk u kap pas privilegjeve hyjnore, dhe u be si nje skllav” (Fil. 2:5-11).


Keto vargje merren me kuptimin qe Jezusi ishte Perendi, por kur lindi u be njeri. Nese kjo eshte e vertete, atehere edhe argumenti ne Studimet 7 dhe 8 duhet shpjeguar. Eshte thene qe nje varg nuk mund te lejohet te kundershtoje kuptimin e mesimit te Bibles. Eshte domethenese qe ky eshte thuajse i vetmi pasazh qe mund te sillet per te shpjeguar ‘hallken qe mungon’ ne te arsyetuarit e trinise – si Jezusi u transferua nga te qenit Perendi ne Qiell ne qenien nje foshnje ne mitren e Marise. Analiza e meposhtme kerkon te demonstroje se cfare do te thote ne fakt ky pasazh.
1. Ekzistojne nje numer frazash thuajse identike brenda ketij pasazhi qe e kundershton drejtperdrejt idene e trinise.
a) “Gjithashtu Perendia e ka lartesuar” Jezusin “dhe i ka dhene atij nje emer” (v.9) tregon qe Jezusi nuk lartesoi veten – e beri Perendia. Rrjedh qe ai nuk ishte ne gjendje te te qenit i lartesuar perpara se kete ta bente Perendia, ne kohen e ringjalljes.
b) I gjithe procesi i peruljes se Krishtit dhe lartesimi me pas nga Perendia do te ishte “per lavdine e Perendise At” (v.11). Prandaj, Perendia At nuk eshte i bashkebarabarte me Birin.
2. Konteksti i ketij pasazhi duhet shqyrtuar me kujdes. Pali nuk fillon te flase per Jezusin ‘nga hici.’ Ai i referohet mendjes se Jezusit ne Fil. 2:5. Me pare ne Fil. 1:27 Pali fillon te flase per rendesine e gjendjes sone te mendjes. Kjo zhvillohet ne vargjet e hershme te kapitullit 2: “Duke qene ne nje ide, te nje mendjeje…ne egoizem…cdo njeri te mos shohe gjerat e tij, por cdo njeri te kujdeset per gjerat e te tjereve. Kjo mendje le te jete ne ju, ashtu sic ishte edhe ne Krishtin Jezus…” (Fil 2:2-5). Per rrjedhoje, Pali po flet per rendesine e pasjes se nje mendjeje si ajo e Jezusit, e cila i kushtohet sherbimit te perulur te tjereve. Vargjet qe vijojne, per pasoje, komentojne peruljen e mendjes qe demonstroi Jezusi, ne vend qe te flase per ndonje ndryshim te natyres.
3. Jezus ishte “ne formen e Perendise.” Ne Studimin 8.3 kemi treguar qe Jezusi kishte natyre njerezore dhe prandaj nuk mund t’i referohet pasjes nga Krishti te nje natyre Hyjnore. Perkthimi sipas V.R.N. i ketij pasazhi eshte shume i gabuar ketu. Kalimthi, duhet verejtur qe disa perkthime moderne qe synojne ‘te lexuarit e thjeshte,’ tentojne te shpjegojne teper shkurt kuptimin e sakte te tekstit greqisht dhe tentojne te japin nje perifrazim ne vend te nje perkthimi te pasazheve te caktuara. Fil. 2:5-8 eshte nje shembull klasik i kesaj. megjithate, kjo nuk do te thote kritikimi i perdorimit te tyre ne menyra te tjera.
Qe “forma” (greqisht ‘morphe’) nuk mund t’i referohet natyres thelbesore vertetohet nga Fil. 2:7 qe thote se Krishti mori “formen e nje sherbyesi.” Ai kishte formen e Perendise, por mori formen e nje sherbetori. Natyra thelbesore e nje sherbetori nuk eshte aspak e ndryshme nga ajo e ndonje njeriu tjeter. Ne harmoni me kontekstin, do te ishim te sigurte ta interpretonim kete sikur ka kuptimin qe megjithese Jezusi ishte i perkryer, kishte nje mendje plotesisht si te Perendise, ai ishte i gatshem te sipermerrte sjelljen e nje sherbetori. Disa vargje me pas, Pali na nxit te behemi “konform me vdekjen (e Krishtit” (Fil. 3:10). Duhet te ndajme ‘morphe,’ formen qe Krishti tregoi ne vdekjen e tij. Kjo nuk mund te kete kuptimin se duhet te ndajme natyren qe ai kishte atehere, sepse ne tashme kemi natyre njerezore. Nuk na duhet te ndryshojme veten per te pasur natyre njerezore, por na duhet te ndryshojme menyren e te menduarit, me qellim qe te kemi ‘morphe’ ose imazhin mendor qe Krishti kishte ne vdekjen e tij.
Fjala greqisht ‘morphe’ do te thote nje imazh, pershtypje ose ngjashmeri. Per qeniet njerezore thuhet se kane “nje forme (‘morphe’) pershpirtshmerie” (2 Tim 3:5). Gal. 4:19 flet per “Krishtin qe formohet ne” besimtaret. Meqenese kishte nje karakter te perkryer, nje menyre te menduari saktesisht si te Perendise, Jezusi ishte “ne formen e Perendise.” Per shkak te kesaj, per te nuk ishte “roberi” te mendonte apo te dinte qe ne kete kuptim ai ishte nje me Perendine. V.R.N. jep nje perkthim te ndryshem te kesaj fraze, duke thene se Jezusi nuk e quante barazine me Perendine “dicka qe duhet kapur.” Nese ky perkthim eshte i sakte, (cka mbeshtetet edhe nga V.S.R.) atehere kjo hedh poshte totalisht teorine se Jezusi ishte Perendi. Sipas perkthimit te V.R.N., Jezusi as per nje minute nuk mendonte se ishte i barabarte me Perendine; ai e dinte qe ishte i nenshtruar ndaj Perendise, jo i bashke-barabarte me Ate.
4. Krishti “nuk u kap pas privilegjeve,” apo “zbrazi veten” (V.R.), duke aluduar profecine e kryqezimit te tij ne Jesh. 53:12: “Derdhi frymen e tij ne vdekje.” Ai “mori mbi vete formen (sjelljen) e nje sherbetori” permes qendrimit si prej sherbetori ndaj pasuesve te tij (Gjn. 13:14), demonstruar plotesisht nga vdekja e tij mbi kryq (Mt. 20:28). Jesh. 52:14 profetizoi ne lidhje me vuajtjet e Krishtit se mbi kryq “pamja e tij ishte shume me e shperfytyruar se e cdo njeriu, dhe forma e tij me shume se e bijve te njeriut.” Kjo perulje e vetes “deri ne vdekje, madje edhe ne vdekjen mbi kryq” ishte dicka qe ndodhi gjate jetes dhe vdekjes se tij, jo ne lindjen e tij. Kemi treguar se konteksti i ketij pasazhi lidhet me mendjen e Jezusit, perulesia e se ciles mbahet para nesh si nje shembull qe duhet kopjuar. Prandaj, keto vargje duhet te flasin per jeten e Jezusit ne toke, ne natyren tone njerezore, dhe per ate se si ai e peruli veten, pavaresisht se kishte nje mendje totalisht te sinkronizuar me Perendine, per te shqyrtuar nevojat tona.
5. Nese Krishti ishte Perendi ne natyre dhe e la kete pas per te marre natyren njerezore, sic perpiqen ta interpretojne kete pasazh ata te trinise, atehere Jezusi nuk ishte “shume Perendi” kur ishte mbi toke; megjithate, ata te trinise besojne se ishte. E gjithe kjo demonstron kontradiktat qe krijohen kur jepesh pas nje perkufizimi te bere nga njeriu si ai i trinise.
6. Se fundi, nje argument ne lidhje me frazen “te qenit ne formen e Perendise.” Fjala greqisht e perkthyer “te qenit” nuk do te thote ‘te qenit ne origjine, nga perjetesia.’ Veprat 7:55 flet per Shtjefnin me “te qenit i mbushur me Shpirtin e Shenjte.” Ai ishte i mbushur me Shpirtin e Shenjte ne ate kohe dhe se kishte qene keshtu per ca kohe perpara; por nuk kishte qene gjithmone i mbushur me te. Shembuj te tjere gjenden ne Lk. 16:23; Veprat 2:30; Gal. 2:14. Prandaj “te qenit ne formen e Perendise” e Krishtit thjesht do te thote se ishte ne formen e Perendise (menderisht); nuk do te thote se ai ishte ne ate forme qe nga fillimi i kohes.