Bazat E BIBLËS
Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit
Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje

5.3 Mbretëria e Perëndisë në të kaluarën

Mbretëria e Perëndisë është shpërblimi i ardhshëm për besimtarët. Si e tillë, është një motiv i tyre për të jetuar një jetë kushtuar imitimit të shembullit të Krishtit - diçka që do të përfshijë vuajtje dhe bezdisje afat shkurtra. Prandaj pritet që gjatë gjithë ditëve të tyre ata do të konsumohen nga një dëshirë në gjithnjë e në rritje për të çmuar dhe kuptuar mrekullitë e asaj të ardhmeje. Do të jetë përmbledhje e gjithë vuajtjeve të tyre frymërore dhe deklarimi i plotë i Perëndisë, të cilin e duan si Atin e tyre. Shkrimet janë plot me hollësira se si do të jetë mbretëria dhe do t’ju duhet një jetë e tërë pune të zbuloni vetëm disa prej tyre. Një mënyrë, nëpërmjet së cilës ne kemi kuptuar disa nga parimet bazë të kësaj mbretërie të ardhshme është që të çmojmë që mbretëria e Perëndisë egzistoi në të kaluarën në trajtën e kombit të Izraelit. Kjo mbretëri duhet të ri-vendoset në kthimin e Krishtit. Një pjesë e madhe e Biblës na jep të dhëna lidhur me kombin e Izraelit, me qëllim që ne të kuptojmë, në përgjithësi, si do të organizohet Mbretëria e ardhshme e Perëndisë.

Perëndia shpesh përshkruhet si "mbreti i Izraelit" (Isa. 44:6 krah. Isa. 41:27; 43:15; Ps. 48:2; 89:18; 149:2); rrjedhimisht populli i Izraelit ishin mbretëria e Tij. Ata filluan të jenë mbretëria e Perëndisë nëpërmjet hyrjes në besëlidhje me të te Mali i Sinait, pasi ishin arratisur nga Egjypti nëpër Detin e Kuq. Në përgjigje të tyre për ta mbajtur këtë besëlidhje, ata do të "ishin për mua (Zotin) një mbretëri...dhe një komb i shenjtë" (Eks. 19:5,6). Kështu "Kur Izraeli doli nga Egjipti...Izraeli (ishte) zotërimi i Tij" ose mbretëria (Ps. 114:1,2). Pas hyrjes në këtë besëlidhje, Izraeli udhëtoi përmes shkretëtirës së Sinait dhe u vendos në tokën e premtuar të Kananit. Duke patur Zotin për mbret, ata drejtoheshin nga "gjyqtarët" (p.sh. Gedeon dhe Samson) se sa nga mbretërit. Këta gjyqtarë nuk ishin mbretër, por drejtues të udhëhequr nga Zoti, që qeverisnin pjesë të caktuara të vendit në vend që të drejtonin të gjithë tokën. Ata shpesh ngriheshin nga Zoti për qëllime të caktuara, p.sh. të udhëhiqnin Izraelin drejt pendimit dhe ta çlironin nga armiqtë e tyre. Kur Izraelitët i kërkuan gjykatësit Gedeon të bëhej mbreti i tyre, ai u përgjigj, "Unë nuk do të mbretëroj mbi ju...Zoti do të mbretërojë mbi ju" (Jud. 8:23).

Gjyqtari i fundit ishte Samueli. Në kohën e tij Izraelitët kërkuan një mbret njeri që të ishin si kombet rreth e rrotull tyre (1 Sam. 8:5,6). Gjatë gjithë historisë, populli i vërtetë i Zotit është tunduar të nënvlerësojë afërsinë e marrëdhënies së tij me Zotin dhe të sakrifikojë këtë për një shfaqje të ngjashmërisë me botën përreth tyre. Këto tundime janë më akute në botën tonë të sotme. Zoti iu qa Samuelit: "Ata më kanë hedhur poshtë mua, që unë të mos mbretëroj mbi ta" (1 Sam. 8:7). Megjithatë Zoti u miratoi atyre mbretër, duke filluar me të ligun Saul. Pas tij erdhi Davidi i drejtë dhe një sërë mbretërish rrodhën prej tij. Mbretërit më frymëror në mendime e kuptuan se Izraeli ishte akoma mbretëria e Perëndisë, edhe pse ata e kishin përbuzur mbretërimin e Tij. Prandaj ata e dinin se po mbretëronin mbi Izraelin nga ana e Perëndisë se sa në të drejtën e tyre.

Kuptimi i këtij parimi na aftëson të kuptojmë përshkrimin e Solomonit, birit të Davidit, duke mbretëruar në "fronin (e Perëndisë), si mbret për Zotin, Perëndinë tënd " (2 Kron. 9:8; 1 Kron. 28:5; 29:23). Mbretërimi i paqtë dhe i begatë i Solomonit dha rrugën (ose ishte 'tipik' i) mbretërisë së ardhme të Perëndisë. Prandaj theksohet që ai ishte king mbi Izrael nga ana e Perëndisë, siç do të ulet edhe Jezusi mbi fronin e Perëndisë si mbret i Izraelit për Zotin (Mat. 27:37,42; Gjon 1:49; 12:13).

Gjykimi i Perëndisë

Si rezultat i braktisjes së Solomonit, mbretëria e Izraelit u nda në dy; Biri i Solomonit, Rehoboam, mbretëroi mbi fiset e Judës, Benjaminit dhe gjysmën e fisit të Manasehut, ndërsa Jeroboam mbretëroi mbi dhjetë fiset e tjerë. Kjo mbretëri e dhjetë fiseve u quajt Izrael, ose Efraim, ndërsa dy fiset u quajtën Juda. Njerëzit e gjithë këtyre fiseve, në më të shumtën, ndoqën shembullin e keq të Solomonit - ata pretendonin se besonin në Zotin e vërtetë, ndërsa në të njëjtën kohë lavdëronin idhujt e kombeve përqark. Përsëri Zoti iu lut nëpërmjet profetëve, të pendoheshin, por më kot. Për shkak të kësaj, Ai i ndëshkoi ata duke i nxjerrë nga mbretëria e Izraelit në tokat e armiqve të tyre. Kjo u bë nëpërmjet pushtimit dhe kapjes robër të Izraelit nga asirianët dhe babilonasit: "Pate (Perëndia) durim me ta shumë vjet me radhë duke i nxitur me Frymën (fjalën) tënde dhe me gojën e profetëve të tu: por ata nuk deshën të të dëgjojnë: atëhere ti i dhe në duart e popujve të vendeve të ndryshme (rrethuese) " (Neh. 9:30).

Mbretëria dhjetë-fisëshe e Izraelit nuk kishte fare mbretër të mirë. Jeroboam, Ahab, Jehoahaz etj. Janë të gjithë të shënuar në librin e Mbretërve si idhujtare. Mbreti i tyre i fundit ishte Hoshea, gjatë mbretërimit të të cilit Izraeli u mund nga Asiria dhe të dhjetë fiset u kapën robër (2 Mbretërit 17). Nga kjo ata nuk u kthyen kurrë.

Mbretëria dy-fisëshe e Judës kishte ca mbretër të mirë (p.sh. Hezekia dhe Josia), megjithëse shumica ishin të këqinj. Për shkak të mëkateve të përsëritura të njerëzve, Zoti e përmbysi Judën si mbretërinë e Tij gjatë mbretërimit të mbretit të tyre të fundit, Zedekia. Kjo u shkaktua nga pushtimi i tyre prej Babilonasve, që i morën robër në Babiloni (2 Mbretërit 25). Ata mbetën në Babiloni për 70 vjet, pas së cilave disa u kthyen në Izrael nën udhëheqjen e Ezras dhe Nehemias. Ata nuk patën kurrë më mbretin e tyre dhe u sunduan nga Babilonasit, Grekët dhe Romakët. Jezusi lindi gjatë periudhës së sundimit romak. Për shkak të përbuzjes së Jezusit nga Izraeli, Romakët i pushtuan ata në vitin 70 mbas erës sonë dhe i shpërndanë ata nëpër botë. Vetëm në 100 vjetët e kaluar kanë filluar të kthehen, duke paraprirë kështu pritjen e Krishtit (shih Shtojcën 3).

Ezekiel 21:25-27 profetizoi këtë mbarim të mbretërisë së Perëndisë si e parë në kombin e Izraelit:"Ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit (d.m.th. Zedekiah), dita e të cilit erdhi...kështu thotë Zoti, Zoti; Hiqe çallmën, hiqe kurorën (d.m.th. Zedekia do të pushonte së qëni mbret): gjërat nuk do të jenë po ato...unë do ta përmbys, përmbys, përmbys: dhe nuk do të jetë më, derisa të vijë ai të cilit i përket gjykimi; dhe të cilit do t’ia jap". Pjesë pas pjese në profetët përmend fundin e mbretërisë së Perëndisë (Hos. 10:3; Lam. 5:16; Jer. 14:21; Dan. 8:12-14).

'Përmbysja'e trefishtë e Ez. 21:25-27 flet për tre pushtimet e bëra nga Nebukadnezar, mbret i Babilonisë. Studenti i vëmendshëm do të shohë në këto vargje një shembull tjetër të trajtimit në paralel të mbretërisë së Perëndisë dhe mbretit të saj; përmbysja e Zedekias ishte ajo e mbretërisë së Zotit (shih Seksionin 5:2). Kështu mbretëria e Perëndisë, si të ishte në kombin e Izraelit, mbaroi: "unë...do të bëj të pushojë mbretëria e shtëpisë së Izraelit" (Hos.1:4). "Nuk do të jetë më, derisa..." mbart ndërthurjen që mbretëria do të ringjallej kur "vjen ai, të cilit i përket gjykimi; dhe (Zoti) do t’ia japë". Zoti do të "japë (Jezusit) fronin e atit të tij David...dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim" (Lluka 1:32,33) - në kthimin e Krishtit. Kjo, pra është kur përmbushet premtimi i mbretërisë.

Restaurimi i Izraelit

Ka një temë të madhe përmes gjithë profetëve të Dhjatës së Vjetër mbi restaurimin e mbretërisë së Zotit me kthimin e Mesisë. Dishepujt e Krishtit ishin të mirë-pregatitur në këtë: "Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën duke thënë, Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?" d.m.th. 'do të përmbushet Ezekieli 21:27 tani?' Jezusi u përgjigj duke thënë se ata kurrë nuk do ta dinin kohën e saktë të ardhjes së dytë, megjithatë ëngjëjt menjëherë më pas i siguruan ata se ai në të vërtet do të kthehej dikur (Vep. 1:6-11).

Restaurimi i mbretërisë së Perëndisë/Izraelit do të bëhet, pra, me ardhjen e dytë. Kështu Pjetri predikoi se Zoti do të dërgonte "Jezu Krishtin...i cili do të merret në qiej (d.m.th. ai duhet të mbetet atje) derisa të vijë koha e ripërtëritjes së të gjitha gjërave, për të cilën Zoti ka folur me gojën e gjithë profetëve të tij të shenjtë" (Vep. 3:20,21). Ardhja e dytë do të sjellë rivendosjen e mbretërisë së Perëndisë si një restaurim të mbretërisë së vjetër të Izraelit.

Restaurimi i mbretërisë së Perëndisë është vërtetë tema e "gjithëprofetëve të shenjtë (të Perëndisë)":-

- "në mëshirë do të rivendoset froni: dhe ai (Jezusi) do të ulet mbi të në besnikëri në çadrën e Davidit (në ardhjen e dytë - Lluka 1:32,33), duke gjykuar...dhe siguruar drejtësinë" (Isa. 16:5).

- "Atë ditë unë do të ngre përsëri tabernakullin e Davidit (d.m.th. "fronin" e Davidit të Lluka 1:32,33) që ka rënë dhe ndreq të çarat e tij; dhe do të ngre rrënojat e tij dhe do ta rindërtoj si në ditët e lashta" (Amos 9:11). Shprehja e fundit është qartësisht gjuhë restaurimi.

- "Bijtë e tij (të Izraelit) do të jenë si më parë, dhe kuvendi i tij do të bëhet i qendrueshëm para meje" (Jer. 30:20).

- "Zoti do ta zgjedhë Jeruzalemin përsëri" (Zah. 2:12), duke e bërë atë kryeqytet të mbretërisë së Tij botërore (krah. Ps. 48:2; Isa. 2:2-4).

- "Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t’i vendos përsëri si më parë... Përsëri do të dëgjohen në këtë vend...britma gëzimi...sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend, si më parë...përsëri në këtë vend (Jeruzalem)...do të ketë banesa të barinjve...kopetë (do të) kalojnë përsëri" (Jer. 33:7-13).

Kthimi i Krishtit për të vendosur këtë mbretëri është vërtetë "shpresa e Izraelit", me të cilën ne duhet të lidhemi duke u pagëzuar.