| Digresion 9: Shkaterrimi i Qiellit dhe Tokes (Ap. 21:1; 2 Pjt. 3:6-12)Meqenese qellimi i Perendise eshte te vendose Mbreterine e Tij ketu ne 
        toke (shih Studimin 5), atehere eshte e paimagjinueshme qe Ai te shkaterronte 
        kete planet dhe Studimi 3.3 ka demonstruar qe Ai ka premtuar kembengultas 
        se nuk do ta beje nje gje te tille. Referencat e mesiperme ngaj shkaterrimit 
        te qiellit dhe tokes, per pasoje, duhen marre ne menyre figurative.
 Pasazhi nga Pjetri tregon ngjashmerite midis gjykimeve mbi toke ne kohen 
        e Noahut dhe asaj qe do te ndodhe “ne diten e Zotit” ne te ardhmen. “Me 
        ane te ujit, ujerave te permbytjes, u shkaterrua bota e lashte; por qielli 
        dhe toka qe tani ekzistojne…mbahen nga zjarri deri ne diten e gjykimit” 
        (2 Pjt. 3:6,7).
 Pjetri ve ne dukje nje kontrast midis ujit si agjenti i shkaterrimit ne 
        kohen e Noahut dhe zjarrit qe do te perdoret ne ardhjen e dyte. “Qiejt 
        dhe toka” e kohes se Noahut nuk u shkaterruan ne kuptimin e thjeshte te 
        fjales – “gjithe mishi” qe ishte mekatar u shkaterrua (Zan. 7:21 krahaso 
        6:5,12). Prandaj, ‘Qiejt dhe toka’ i referohen nje sistemi gjerash apo 
        organizimit njerezor. Ata qe e keqkuptojne kete pasazh tentojne te injorojne 
        shkaterrimin e ‘qiejve’ per te cilin flitet. Kjo nuk mund te merret fjale 
        per fjale – ato jane vendbanimi i Perendise (Ps. 123:1), ku nuk ka mekatesi 
        (Hav. 1:13; Ps. 65:4,5), dhe qe deklaron lavdine e Perendise (Ps. 19:1). 
        Nese i referohen dickaje figurative, atehere e njejta ka vlere edhe per 
        ‘token.’
 Pasazhet e meposhtme demonstrojne si ‘qiejt dhe toka’ nuk duhen kuptuar 
        fjale per fjale ne pjese te tjera te Bibles, por ne fakt si nje sistem 
        gjerash ne toke:
 ? “Pashe token dhe, ja, ishte pa forme dhe e zbrazet, dhe qiejt, nuk kishte 
        me drite…Sepse Zoti ka thene, E gjithe toka (e Izraelit) do te shkretohet…Per 
        kete toka do vajtoje, dhe qiejt lart do nxihen” (Jir. 4:23-28). Kjo eshte 
        nje profeci e gjykimeve qe do te vijne mbi ‘qiejt dhe token’ e vendit 
        dhe popullit te Izraelit, per te cilen (jo qiellin dhe token e mirefillte) 
        do te vajtonin.
 ? Me pare Moisiu i ishte drejtuar gjithe Izraelit: “Qiellin e therras 
        per deshmitar; dhe toke, degjo fjalet e mia” (Br. 32:1). Theksohet se 
        kishte dy kategori njerezish per te cilet fliste: 1) “Te moshuarit e fisit 
        tuaj” dhe 2) “gjithe bashkesine e izraeliteve” (Br. 31:28,30). Pleqte 
        pastaj, do te barazoheshin me ‘qiejt’ dhe njerezit e zakonshem me ‘token.’
 ? Jeshaja e hapi profecine e tij ne stil te ngjashem: “Degjoni o qiell 
        e toke…degjoni c’thote Zoti, ju sundimtare…degjoni ligjin e Perendise 
        sone, ju njerez” (Jesh. 1:2,10). Perseri ka nje paralele midis qiellit 
        dhe sundimtareve; dhe midis tokes dhe njerezve.
 ? “Qiellin e token i therret per deshmitare, sepse do t’i kerkoje llogari 
        popullit te tij” te Izraelit (Ps. 50:4). Kjo flet vete.
 ? “Do t’i tmerroj gjithe popujt…do t’i tund qiejt dhe token” (Hag. 2:7,21) 
        po keshtu.
 ? “Zoti e ka pergatitur shpaten e tij ne qiell dhe tani do te zbrese mbi 
        Edomin…Shpata e Zotit do mbulohet me gjakun e tyre…sepse Zoti do te beje…nje 
        masaker te madhe ne mbare Edomin” (Jesh. 34:5,6). ‘Qielli’ ketu barazohet 
        me Edomin; profecia e meparshme qe “dielli, hena e yjet do te behen pluhur” 
        (Jesh. 34:4), per rrjedhoje, i referohet shkaterrimit te Edomit.
 ? Qiejt dhe toka qe permenden si ne shkaterrim ne Jesh. 13 i referohen 
        popullit te Babilonise. Ne nje radhe pohimesh mbi Babilonine, lexojme 
        qe Perendia “do te shkunde qiejt dhe toka do te dale nga vendi i saj…si 
        nje sorkadhe ndjekur nga gjahtaret…te huajt ne Babiloni do te kthehen 
        ne vendet e tyre dhe do t’ia mbathi secili ne dheun e vet” (Jesh. 13:13,14). 
        Ikja e qiejve dhe tokes paralelizohet me ate te njerezve. Heb. 9:26 flet 
        per “fundin e botes” sikur ndodh ne shekullin e pare A.D. – ne kuptimin 
        qe bota cifute po mbaronte ne ate kohe.
 Duke pasur kete mire parasysh, duhet pritur qe referimet e Dhiates se 
        Re per nje qiell dhe toke te re kur te kthehet Krishti do t’i referohen 
        nje sistemi te ri gjerash qe do te shihen kur te jete ngritur Mbreteria 
        e Perendise.
 Kjo vertetohet edhe nga shqyrtimi me i hollesishem i 2 Pjt. 3. Pasi ka 
        pershkruar se si ‘qiejt e toka’ e tanishme do te marrin fund, vargu 13 
        vazhdon: “Megjithate, ne, sipas premtimit te tij, kerkojme qiej te rinj 
        e nje toke te re, ne te cilen banon pastertia.” Kjo citon premtimin e 
        Tij (Perendise) ne Jesh. 65:17: “Po bej nje qiell te ri dhe nje toke te 
        re.” Pjesa tjeter e Jesh. 65 vazhdon me pershkrimin e ketij sistemi te 
        ri gjerash si te jete nje situate e perkryer ketu ne toke:
 “Shihni, Jeruzalemi i ri qe do te krijoj do jete plot gezim…Vetem ata 
        do te jetojne ne shtepite qe ndertojne vete…femijet do te vdesin njeqind 
        vjec (d.m.th. jetegjatesia do te rritet)…ujku dhe qingji do te kullotin 
        sebashku.” (Jesh. 65:18-25).
 Eshte e qarte qe keto bekime kane lidhje me Mbreterine e ardhshme te Perendise 
        ne toke – ‘qiejt e toka’ e re qe do te zevendesojne organizimin e tanishem 
        ne mizerje.
 
 |