Bazat E BIBLËS
Kapitulli 4: Zoti dhe vdekja
Natyra e njeriut | Shpirti | Fryma | Vdekja është pa ndjenja | Ringjallja | Gjykimi | Vendi i shpërblimit:Parajsa apo Toka? | Përgjegjësia ndaj Zotit | Ferri | Pyetje

4.7 Vendi i shpërblimit: Parajsa apo Toka?

Përveç arsyeve të mësipërme, kushdo që akoma e ndjen se prapë parajsa është vendodhja e Mbretërisë së Perëndisë, d.m.th. shpërblimi i premtuar, ka nevojë që, gjithashtu, të shpjegojë pikat e mëposhtme:-

- ‘Lutjet e Zotit’ kërkon të vijë Mbretëria e Perëndisë (d.m.th. lutet për kthimin e Krishtit), pra dëshirat e Zotit do të realizohen këtu në tokë siç bëhen tani në parajsë (Mat. 6:10). Prandaj ne tani lutemi për Mbretërinë e Perëndisë që të vijë në tokë. Është një tragjedi që mijëra njerëz luten me këto fjalë pa u menduar, duke besuar Mbretëria e Perëndisë është vendosur plotësisht në qiejt dhe që toka do të shkatërrohet.

- "Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën" (Mat. 5:5) - jo '...sepse shpirtrat e tyre do të shkojnë në parajsë'. Kjo aludon ndaj Psalmit 37, tërësia e të cilit thekson se shpagimi përfundimtar i të drejtit do të jetë mbi tokë. Po në atë vend që i ligu shijoi epërsinë e tij të përkohshme, i drejti do të shpërblehet me jetën e përjetshme dhe të zotërojë po këtë tokë që të ligjtë e mbizotëruan një herë (Ps. 37:34,35). "Zemërbutët do të zotërojnë tokën...të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën...Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të" (Ps. 37:11,22,29). Të jetosh përgjithnjë tokë/tokën e premtuar përgjithnjë do të thotë që jeta e përjetshme në parajsë është një pamundësi.

- "Davidi...vdiq dhe u varros...Davidi nuk është ngritur në qiell" (Vep. 2:29,34). Në vend të saj Pjetri shpjegoi se shpresa e tij ishte ringjallja prej të vekurve me kthimin e Krishtit (Vep. 2:22-36).

- Toka është arena e operacioneve të Zotit me njerëzimin: "Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën Ai ua ka dhënë bijve të njerëzve " (Ps. 115:16).

- Zbu. 5:9,10 paraqet një pamje të asaj që i drejti do të thotë kur të pranohen në gjykim: "(Krishti) na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë: dhe do të mbretërojmë mbi dhe". Kjo pikturë e sundimit në Mbretërinë e Perëndisë mbi dhe përjashtohet nga koncepti i turbullt se ne do të shijojmë ‘ngazëllimin’ gjëkundi në qiejt.

- Profecitë e Danielit kapitujt 2 dhe 7 jep konturet e një vazhdimësie të fuqive politike, së cilës më në fund do t’i mbivendoset Mbretëria e Perëndisë me kthimin e Krishtit. Mbizotërimi i kësaj mbretërie do të jetë "nën tërë qiejt", dhe do të mbushte "të gjithë tokën" (Dan. 7:27; 2:35 krah. v. 44). Kjo mbretëri e përjetshme "do t’i jepen popullit të shenjtorëve të më të Lartit" (Dan. 7:27); pra, shpërblimi i tyre është jetë e përjetshme në këtë mbretëri, që është e thënë të ndodhet mbi tokë, nën qiejt.